-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kërkonte e gjithë Greqia! Vlonjati kapet në atdhe dhe dorëzohet në Kakavijë

Kryesoret

45-vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi pas arrestimit nga policia mbrëmjen e djeshme në Vlorë është dorëzuar te autoritetet greke në pikën e Kakavijës.

Pas kërkimeve të pandërprera, policia thotë se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë e arrestuan Spartak Dyrmishin.

Ai akuzohet nga drejtësia greke për përdhunimin e një gruaje dhe tentimin e një tjetër përdhunimi. Pas arrestimit, sipas policisë Dyrmishi ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Ppolicia greke

“Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim.

Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari.

Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije” mbyllet njoftimi.

Përdhunoi një 34-vjeçare në Greqi, policia arreston shqiptarin në Vlorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit