-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hesapet e Anglisë lahen në Tiranë? Këta janë “trimat” që donin hakun e vjedhur

Kryesoret

Vasel Koçaku dhe Omer Braho kanë tentuar të vendosin nderin në vend për një “hesap” të palarë në Angli.

Ata kanë pasur dyshime të forta se vëllai i T.M., u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në Angli. Koçaku dhe Braho, për të marrë hak për njerëzit e tyre jashtë shtetit kanë kërcënuar me jetë T.M..

Ata i kanë kërkuar 150 mijë paund, që dyshohet të ketë qenë shuma që vëllai i këtij të fundit ka vjedhur. Policia ka njoftuar se ka bërë të mundur kapjen e Koçakut dhe ka shpallur në kërkim Brahon.

“V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit