Gerhard Lala 28 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia e Bulqizës pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe u kap në flagrancë duke ushtruar të njëjtin aktivitet kriminal, në biznesin e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe në inteligjencë informative për një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi’ dhe kishte përshtatur biznesin e tij (bilardo), në lagjen “Qytet i Ri”, Bulqizë, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, me qëllim shitjen e tyre, organizuan punën për kapjen dhe ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit të të riut shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje,” thuhet në njoftim.