-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi me armë në Meksikë, 1 viktimë dhe 8 fëmijë të plagosur

Kryesoret

Një burrë ka humbur jetën dhe të paktën tetë fëmijë janë plagosur në një sulm të armatosur në një park në Guanajuato të Meksikës.

Sulmi kishte si viktimë një burrë 36-vjeçar, ndërsa autoritetet vendase e dënuan incidentin duke e cilësuar atë “absolutisht të papranueshëm”.

Kjo është vetëm një nga ngjarjet e dhunshme që ka prekur këtë shtet. Muajin e kaluar, 11 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një fushë futbolli në qytetin e Salamancës, gjithashtu në Guanajuato. Ndërkohë, në qershor të vitit të kaluar, një tjetër sulm me armë në një lagje të qytetit të Irapuato-s mori 11 jetë dhe plagosi rreth 20 të tjerë.

Pjesa më e madhe e dhunës në Guanajuato lidhet me konfliktet ndërmjet bandës Santa Rosa de Lima dhe kartelit Jalisco Neë Generation, një nga grupet më të fuqishme kriminale në Amerikën Latine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit