-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jep 150 mijë paund ose të zhdukëm”! Kapet shantazhuesi, shoku në kërkim

Kryesoret

Një person është arrestuar në Tiranë dhe një është shpallur në kërkim. Dy të akuzuarit kërcënuan me jetë dhe shantazhuan një person që t’u jepte 150 mijë paund në të kundërt do ta vrisnin. Vasel Koçaku është i arrestuari, ndërsa Omer Braho i shpallur në kërkim.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Undone”. Kanosën për jetën, një shtetas, që t’u jepte 150 000 paund, vihet në pranga 29-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi T. M., se dy persona e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Undone”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. K., 29 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë shantazhuar dhe kanosur për jetën, shtetasin T. M., për t’u dhënë atyre 150 000 paund” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit