-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të panjohurat e paracetamolit, çfarë ndodh kur merrni më shumë se doza ditore

Kryesoret

Paracetamoli është qetësuesi më i njohur në botë i dhimbjeve dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamoli filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët dhe është bërë shumë popullor, për shkak se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për transfuzionin e gjakut treguan se analgjezikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivelin e cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medikamenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit