Endri Mustafa 32 vjeç u gjet i vrarë më 17 Maj 2021 në zonën e “Livadheve” në Shkodër. Nëna e Endri Mustafës, Fahrija, ka treguar se kush ka organizuar vrasjen e të birit. Endri Mustafa kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e 15 Majit 2021 pas një mesazhi në celular.
Dyshohet se ai ishte nxjerrë në pritë. Dy ditë më vonë, policia gjeti trupin e pajetë të 32-vjeçarit rreth 1.9 kilometra larg shtëpisë, në zonën e quajtur livadhet. Nëna e Mustafës, akuzon se pas vrasjes qëndron Asmer Bilali duke shfaqësuar nga akuzat Ibrahim Licin.
“Atë natë çunin e mori Ergys Malja, e nxori prej dere dhe e çoi te “Bypass”, atje e priti Edison Arrazi, “Çolja”. Djali i tha nuses, “bën teshat gati se do të shkoj deri në Livadhe”. U bë gati dhe doli. I thash, “mos dil moj mami, se për tre mijë euro ai të nxjerr në pritë”.
Ai më tha, se nuk jam vetëm, por me “Çolin”, që është Edison Arapi, vëllai i Ergys Arrazit. Të dy vëllezërit ishin shokë të djalit, janë edhe shokë të Asmer Bilalit, të tre. E gjithë kjo është Asmer Bilalin, lidhja. E gjithë kjo gjurdhurdi është bërë në shtëpinë e Bilalit” tha nëna te emisioni “Uniko” me lot në sy.