Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Pedagogëve që njoftuan se nesër do të nisin grevën e urisë, pasi qeveria nuk u plotësoi kushtet për rritjen e pagës.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë! pic.twitter.com/D5t9ggP444
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022
Kreu i qeverisë akuzon kreun e sindikatës, Sandër Kovaçi, të cilin e quan “Shiks”, pasi ka punuar me SHIK-un, se merr urdhër nga Sali Berisha.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!
Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë” shkruan ai.
Qeveria nuk tërhiqet, por as pedagogët. Nesër nis greva.