Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e sotme ku mbeti i plagosur me thikë Ardian Ismaili. Policia njoftoi se rreth orës 18:25 te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Ardian Ismali, 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
47-vjeçari ka qenë duke luajtur domino me një person tjetër në momentin e konfliktit. Autori ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë. Pas konflikti verbal, sherri ka agravuar në përplasje fizike. Më pas autori ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në gjoks.
Ismaili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.