-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia s’i ndahet Shkodrës, ky është i riu me “shtëpi bari” e arsenal armësh

Kryesoret

Altin Palushi, 35 vjeç është arrestuar nga Policia e Shkodrës, këtë të martë. Palushi kishte përshtatur magazinën e shtëpisë së tij për kultivimin e lëndëve narkotike.

Atij i janë gjetur kallashnikov, pistoletë, silenciator si dhe municione të tjera luftarake.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.
Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare,” ks njoftuar policia.
Prej ditës së diel, forcat RENEA kanë shtuar kontrollet në disa nga lagjet më problematike të Shkodrës dhe gjatë operacioneve të zhvilluara kanë kap triol, mina, armë dhe kanabis.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit