-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim në Lushnjë/ Kush është tregtari i fruta-perimeve që i hodhën tritolin në derë të shtëpisë!

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e së martës. Nga informacionet paraprake shpërthimi me tritol ka ndodhur në një banesë në lagjen “18 Tetori”.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim, ndërsa aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit