Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka dënuar me burg Fatmir Manellarit për vrasjen e bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari.
Më herët Manellarit ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se e ka kryer vrasjen për t’u vetëmbrojtur.
“E vrara për t’u vetëmbrojtur, ai më sulmoi. Ai më qëlloi me gur në kurriz, hapni kamerat“, tha ai.
Kujtojmë që Fatmir Manellari goditi me thikë fqinjin e tij në 7 Shtator pas sherrit verbal për një pronë që pretendohej nga të dyja palët dhe kishte çuar në konflikte fizike edhe më herët. 63-vjeçari u arrestua disa ditë më pasi për dy muaj qëndroj i fshehur