-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bastet do mbushin buxhetin, Braçe: S’i dua këto lekë

Kryesoret

Në komisionin e Ekonomisë dhe të tjerat në Kuvend po diskutohet projektbuxheti i vitit 2023. 2 miliardë lekë janë të ardhurat e pritshme nga lojërat e fatit.

Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit “baste sportive”, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë.

Por jo të gjithë socialistët kanë qenë pro këtij vendimi. Edhe sot, deputeti Erion Braçe e ka shprehur kundërshtinë. “Lojërat e fatit, as nuk i dua këto para në buxhet” tha ai duke e kundërshtuar nismën e qeverisë për të rihapur bastet.

Kundër nismës ka folur sot edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. “Qeveria parashikon që të ketë të ardhura shtesë nga rritja e çmimeve.

Nuk më interesojnë lojërat e fatit, ndërkohë që flasim kam një gjyq për kryeministrin për lojërat e fatit. Sot çdo gjë që bën kryeministri, sot licencat tregojnë sesi ligji i lojërave të fatit është përdorur për të ushtruar kontrollin ndaj tyre” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit