-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dhunë dhe tortura”, mediat zviceriane: Babai shqiptar blinte nuse për djemtë me 300 euro

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në Zvicër. Një 65-vjeçar kosovar akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Ballkani (përfshi Shqipërinë) për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre. Sipas vajzave, ato janë abuzuar dhe keqtrajtuar për 16 vite me radhë.

Babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç dhe jetonte në varfëri. Sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar./“Blick

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit