-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lanë Alibeajn për Berishën, Haxhiu dhe Pironi “hidhen” te Rithemelimi

Kryesoret

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e grupit të tij deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Haxhiu ishin në takimin që zhvilloi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në Kurbin. Noka tha se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë për të mposhtur Ramën.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytëtarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbnit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën.

Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t’ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike.

Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë,” tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit