Qosja në një mesazh në facebook, thekson se “Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi , të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar.
Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir. E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas.
Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë”

Sakja ka bërë të ditur se ai nuk do jetë pjesë e Primarëve, por do konkurrojë për të marrë drejtimin e Kavajës. “Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë.
“Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!”