-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flasin familjarët e të moshuarës që u dhuna në Pejë: Vuan nga alzheimeri, s’na ka treguar asgjë

Kryesoret

Dhëndrri i të moshuarës që u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, tha se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.

Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e ka vizuar nënën “disa herë në javë”.

“Vuan nga alzheimeri dhe nuk ka mundur ta japë ndonjë shpjegim ndaj vajzës së saj”, u shpreh ai para gazetarëve.

Të moshuarën e cila po qëndron ende në qendrën ku u rrah, ai tha se duan ta marrin sonte, dhe se për këtë po presin vetëm një vendim.

Ai tha se e moshuara është “nëna e dëshmorit” dhe se “e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare”.

Dhëndri i të moshuarës tha se gruaja e tij ishte në gjendje të rëndë pasi e pa videon në rrjetet sociale.

“Gruaja ishte shumë e shqetësuar. Është dashur të marrë injeksion para se të vijë këtu”, tha ai.

Ai tha se u është thënë se rrahja ka ndodhur “në një hapësirë e cila nuk mbulohet nga kamerat”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit