Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.
Familjarët e 65-vjeçarit kishin ngritur shqetësime pasi nuk kishin komunikuar me të.
Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për t’u futur në banesë.
Paraprakisht dyshohet se 65-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.