Ylli më i pasur nën 30 vjeç në Britaninë e Madhe është Harry Styles, sipas listës së përditësuar të Heat Rich List 2022.
Me një pasuri prej më shumë se 115 milionë funte, këngëtari është zyrtarisht i famshmi më i pasur nën 30 vjeç.
28-vjeçari u fut për herë të parë në listë në vitin 2016, por vetëm vitin e kaluar theu shifrën prej 100 milionë paundsh.
Pozicioni ishte mbajtur më parë nga kolegu kryesor i top-listave, Ed Sheeran, por ai dha “dorëheqjen” pasi mbushi 31 vjeç.
Vendosja e Harry-t në krye vjen pas suksesit të albumit të tij, “Harry’s House”, i cili kaloi 6 javë në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën kryesore “As It Was” që kryeson vazhdimisht.