-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e fundit/ Kush u arrestua sonte në Sarandë! Në listë policë dhe biznesmenë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Sarandë për ndërtimet pa leje, i nisur disa javë më parë. Sonte disa u arrestuan dhe disa shpëtuan duke u shpallur në kërkim.

Të arrestuar sipas burimeve mediatike janë; Kristofor Shkrepa, me detyrë inspektor policie në zonën e Ksamilit, si edhe biznesmeni Alqi Papa, pronar i hoteli në Sarandë. Janë lëshuar 4 urdhër-arreste për efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues.

EMRAT/ Urdhër-arrestet në Sarandë, nga kryeinspektori i IMT….

Nga radhët e efektivëve të policisë janë arrestuar Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të dy specialistë zonash. Ndërsa ish-shefi i Krimeve, Blerim Tafçiu, është caktuar me masën “arrest në shtëpi”, ndërsa oficeri i krimeve Irakli Koçiaj është shpallur në kërkim.

Prokuroria ka lëshuar 12 urdhër-arreste, në kuadër të një hetimi që përfshin efektivë të Policisë së Shtetit, zyrtarë lokalë, biznesmenë dhe ndërtues, të dyshuar për lidhje me aktivitetin e paligjshëm të ndërtimeve në vijën bregdetare.

Furtunë në Sarandë, lëshohen urdhër-arreste për zyrtarë e biznesmenë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit