-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbajtja e shamive, Erdogan mban referendum për mbrojtjen e grave

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës.

Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit u takua me partitë opozitare për këtë çështje, teksa subjektet politike po tentojnë të marrin mbështetjen para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që mbahen në qershorin e vitit 2023. Sipas sondazheve, mbështetja për Qeverinë e Erdoganit është duke rënë.

Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se caku i vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+.

Shamia e kokës më herët ka qenë burim i ndasive të mëdha në Turqinë me popullsi myslimane, por që është shtet sekular. Por, kjo çështje ka nxitur kundërthënie pas reformave të ndërmarra gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit.

Megjithatë, partia sekulariste CHP, për një kohë të gjatë ka kundërshtuar veshjen e shamisë së kokës në Parlament dhe në institucionet publike, duke rikthyer muajin e kaluar debatin për të drejtën e shamisë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit