Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i ka drejtuar një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku ku kërkojnë vazhdimin e subvencionit në mbështetje të sektorit për shkak të çmimit të lartë të naftës.
Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit.
Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.
Shoqatat e transportit theksojnë se paketa e dytë e anti-krizë që përfundoi më 31 tetor ishte e mjaftueshme për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse.