-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: S’e dimë se të kujt janë dronët, por erdhën nga Kosova

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se nuk mund të thotë se të kujt ishin dronët që fluturuan të martën mbi zonën e Merdarit dhe rrethinën e Rashkës, por ai ka shtuar se kanë ardhur nga territori i Kosovës.

Vuçeviç duke folur për televizonin serb “RTS” ka thënë se janë vërejtur disa dronë pa pilotë dhe se ka pasur lëvizje të ndryshme. Por, ai ka shtuar se aeroplanë MiG-29 nuk janë ngritur në qiell shkaku i dronëve.

“Ushtria mundet që t’i përgjigjet sfidave edhe me helikopterë, topa apo mitralozë avionësh”, ka thënë Vuçeviq. Nuk është vetëm fjala për hyrjen e dronëve në rrethin e Rashkës. Këshilli i Sigrimit ka vërejtur disa objekte në drejtim të lëvizjes nëpër lagjet Topliç dhe Nishavë”, tha Vuçeviç.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka theksuar se ngritja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë ka të bëjë me atë incident dhe se ka të bëjë me çështjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Vuçeviç tha se në tri ditët e fundit Ushtria e Serbisë ka vërejtur objekte të caktuara, jete ajrore pa pilotë apo dronë. Ai ka treguar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka dhënë urdhër të eliminohet çdo objekt i tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit