-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenari? “5pyetjet.al” zbulon orën e protestës dhe porositë e Berishës

Kryesoret

Në datë 12 Nëntor PD-PL do të mbajnë protestën kombëtare kundër qeverisë Rama. Vendimi u mor javën e kaluar, një ditë përpara se të finalizohej marrëveshja mes dy partive më të mëdha në opozitë.

Që prej javës së kaluar, kur u vendos data, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur përgatitjet me strukturat për t’i mobilizuar për protestën. Mbrëmjen e djeshme, ish-kryeministri Berisha thirri në një takim në selinë blu kryetarët e degëve të Tiranës.

Qëllimi ishte dhënia e porosive për protestën. “5pyetjet.al” mëson se protesta nuk do të zhvillohet paradite, por pasditen e së shtunës së 12 nëntorit në kryeqytet, në orën 16:00 përballë Kryeministrisë.

Arsyeja nuk dihet se përse tubimi u vendos nga Berisha dhe Meta që të zhvillohet në darkë dhe jo paradite. Nuk dihet nëse vendimi për tubimin pasdite lidhet me skenarë të mundshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë.

Deri tani dihen vetëm porositë. Dy kryetarë degësh të PD-së në Tiranë, thanë për “5pyetjet.al”, se ish-kryeministri Berisha u ka kërkuar “mobilizim të fuqishëm për të qenë sa më shumë në protestë ditën e shtunë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit