-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të këput shpirtin! Lot dhe britma nga nëna që humbi tre fëmijët: S’e dua më jetën

Kryesoret

Parma u trondit dy ditë më parë nga tragjedia shqiptare, ku një vajzë 22-vjeçe dhe tre fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti.

Viktima janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj i vogël, vetëm 2 vjeç, Mattias Lame, si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, 11-vjeçari Resat Hyseni dhe 8-vjeçarja Rejana Hyseni.

Makina tip “Fiat” drejtohej nga Orjol Lame, partneri i 22-vjeçares. Ai i ka shpëtuar aksidentit, por është në gjendje të rënë në spital.

Tragjedia që i ka ndodhur familjes Hyseni i kalon përmasat njerëzore. Anjeza dhe Ardian Hyseni humbën pas aksidentit tre fëmijët dhe nipin.

Il Resto del Carlino” shkruan se “britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet”.

Ardian dhe Anjeza Hyseni kanë përpara katër arkivole të bardha para syve, të gjitha të rreshtuara në një dhomë në morgun Coviolo.

Aty prehen Shane, 22 vjeçe, me djalin Mattias, 2 vjeç, djali i vogël Resati, 11 vjeç dhe Rejana, 8 vjeçe. “Nuk dua të jetoj më kështu…” shprehet nëna.

Një fjali që të prek zemrën. Trupat pritet që të niset drejt Durrësit ku do të prehen në banesën e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit