-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet/ Shikoni momentin kur qentë e Anti-drogës zbulojnë ‘të bardhën’ mes arkave të ‘BanaKing’!

Kryesoret

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas kapjes së mbi 30 kg kokainë në Portin e Durrësit. Përbri njoftimit, policia ka publikuar edhe pamjet e gjetjes së kësaj sasie. Ndërsa në të duket se si qeni i anti-drogës arrin të nuhasë kokainën e fshehur mes disa arkave me banane.

Ndërkohë, në njoftimin për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se janë 8 persona të shoqëruar. Mësohet se bëhet fjalë për 8 punonjës të firmës që prisnin bananet dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Kontejneri me 30 kg ‘të bardhë’ mes bananesh erdhi para 3 ditësh nga Ekuadori në Portin e Durrësit!

Por sipas informacionit zyrtar kontrolli me skaner i kontejnerit të bananeve nuk ka konstatuar ngarkesë tjetër. Përveç arkave me banane dhe është dashur qeni antidrogë që të zbulojë kokainën.

Siç shihet nga pamjet e ofruara nga Policia e Shtetit qeni antidrogë ka ndaluar para arkave të dyshuara. Ku pas kontrollit në dy prej tyre janë gjetur dhe pakot me kokainë. Mësohet se bananet ishin për llogari të kompanisë ‘BanaKing’ në Tiranë.

“Again”, kokaina në arkat e BanaKing, reagon policia: 8 persona të shoqëruar

NJOFTIMI I POLICISË:

Port, Durrës – Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

“Again”, kokaina në arkat e BanaKing, reagon policia: 8 persona të shoqëruar

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës. Operacioni vijon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit