Diamanti më i madh në botë, në formën e dardhës dhe në ngjyrë rozë, pritet të dalë në ankand javën e ardhshme.
Ai do të shitet për shumën rekord nga 25 deri në 35 milionë dollarë.
Diamanti 18.18 karatësh ka qenë në pronësitë e koleksionuesve aziatikë për shumë vite. Për këtë diamant ka pasur shumë interes, edhe përpara se shtëpia e Ankandeve Christie’s vendosi ta nxjerrë në shitje në Gjenevë.
Sipas ekspertëve të Christie’s, diamanti është në ngjyrë vërtetë të jashtëzakonshme, një rozë e gjallë dhe me qartësi të gurit në 100%. Gjithnjë e më shumë koleksionuesit dhe adhuruesit e gurëve të çmuar, po shfaqin interes për diamantët e rrallë, sidomos për mbi 10 karat dhe të tillë në ngjyra ka shumë pak në botë.