-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E gjeti “thesarin” me tritol e armë? Zbardhet dëshmia e shkodranit që u rrethua nga RENEA

Kryesoret

Babë e bir, Petrit dhe Gledis Kubazi janë lënë në burg nga gjykata e Shkodrës. Ata u arrestuan gjatë një aksioni nga RENEA të zhvilluar në fundjavën e kaluar.

Policia njoftoi se në shtëpinë e tyre gjeti “thesarin”, plot 1 kg tritol, mina me telekomandë, aparate celular, shotgun dhe armë të tjera. Por për këtë, Petriti është justifikuar se i kishte gjetur një natë më parë djali i tij dhe i kishte sjellë në shtëpi pa e ditur se çfarë ishin.

“Unë nuk e kam ditur aspak se ato armë dhe municioni ndodhej në banesën time. Vetëm kur kam ardhur në komisariat kam pyetur djalin dhe ai më ka thënë se i kishte gjetur një natë më përpara në një vend por nuk ka pasur kohë të më tregojë sepse nuk jemi takuar dhe të nesërmen në mëngjes erdhi policia. Armën e gjahut shotgun e kam me leje sepse unë jam gjuetar ndërsa arma tjetër sportive edhe ajo është me leje dhe është e një të njohuri,” ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër i biri është shprehur se nuk ka pasur kohë të pyesë të atin se për çfarë shërbenin minat e gjetura.

“I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babanë se çfarë janë por nuk kam patur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, ka thënë i riu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit