-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izolimi në Kinë, mbyllen fabrikat e mëdha

Kryesoret

Politika e tolerancës zero për rastet e koronavirusit është rishfaqur në Kinë, duke çuar në bllokime të përhapura në disa zona të mëdha të vendit. Dhe në të njëjtën kohë ndërprerja e të gjithë aktivitetit ekonomik, përfshirë prodhimin e makinave.

Nio, një nga prodhuesit vendas më të njohur të makinave elektrike, njoftoi se rastet e shtuara të COVID – 19 dhe karantina që filloi në qytetin Hefei, e detyruan kompaninë të mbyllte dy fabrika të saj.

Mediat vendase raportojnë se rastet e para u shfaqën në mes të tetorit dhe që atëherë qyteti ka qenë nën izolim, në zonat ku ndodheshin fabrikat e kompanisë.

Kompania njoftoi se do të ketë vonesa në dorëzimin e automjeteve të saj, gjë që çoi në një rënie të stokut të saj me më shumë se 7.5%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit