-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidat për Tiranën? Kadilli te “5pyetjet.al”: Prisni edhe pak…

Kryesoret

Aplikimet për pjesëmarrje në “Primaret” e PD-së në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të mbyllen më 6 nëntor. Për Tiranën ku është beteja më e fortë, deri tani kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gerti Bogdani.

Gati për ta zyrtarizuar është ish-deputeti Kujtim Gjuzi. Por a do të ketë emra të tjerë? Në muajin korrik, ishte Fatbardh Kadilli që deklaroi hapur se do të kandidojë për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Por a i qëndron ende atij mendimi, kur duhen edhe pak ditë që të mbyllet afati? “Presim edhe ato pak ditë që kanë ngelur” tha ai për “5pyetjet.al”. Pra nuk e ka mbyllur si mundësi kandidimin? “Jo, nuk e mbyll” theksoi Kadilli për “5pyetjet.al”.

Pas shqyrtimit të kandidaturave nga kryesia e PD, më 13 nëntor do të publikohen zyrtarisht emrat që do të garojnë në “Primare”.

Duke filluar nga kjo datë, kandidatët në “Primare” do të kenë 21 ditë kohë që të bëjnë fushatë brenda partisë. PD ka caktuar datën 4 dhjetor për mbylljen e procesit të “Primareve” për kandidatët e zgjedhjeve të 14 Majit.

Shpalli kandidaturën! Gjuzi te “5pyetjet.al”: S’kam frikë, Tabaku “Meloni” e Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit