Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme (3 nëntor 2022). Task-Forca pas informacioneve që kishte për lëndë narkotike, zhvilloi një operacion me qen antidrogë dhe zbuloi 30 kg kokainë.
“BanaKing” godet sërish, 31 kg kokainë e fshehur mes frutash
Kontejneri vinte nga Ekuadori dhe kishte 3 ditë në Portin e Durrësit. Mësohet se kokaina është gjetur në një kontejner me banane të ardhur nga Ekuadori për “BanaKing”.
Ishte fshehur në një kontejner me banane, sekuestrohen 30 kg e “bardhë” në Durrës
Policia kufitare duke marrë parasysh faktin që kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori organizoi operacionin me qen antidrogë. Sakaq, është organizuar puna për hapjen e plotë të kontejnerit.