Ish-deputeti Asllan Dogjani shpalli sot kandidaturën për “Primaret” për bashkinë e Kamzës. Ai u shpreh se votimi “masiv për deputet” disa vite më parë e ka inkurajuar për t’u futur në një tjetër sfidë. “Në Kamzë PD ka punuar shumë.
Por ka akoma shumë për të bërë, prandaj po kandidoj. Së bashku do ta bëjmë Kamzën një qytet, modern, europian dhe model. Ujë pa ndërprerje, rrugë dhe legalizime” tha ai.
Një tjetër emër që flitet se mund t’i bashkohet garës për “Primaret” është ish-kryetari Xhelal Mziu. Në 4 dhjetor do të dalë kandidati i PD-së përballë Rakip Sulit të PS-së.