Këngtarja tha gjatë një interviste së fundmi se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit në Akademinë e muajit të kaluar nuk ishin “diçka e madhe”.
“Nuk është asnjë gjë,” i tha Gomez Vulture ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me”.
Ylli i “Only Murders in the Building”, 30 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç, ‘thyen’ rrjetin më 15 tetor ato u forografuan duke u përqafuar gjatë një evenimenti në Los Angeles.
Edhe Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes.
Takimi i papritur ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin, 28 vjeç, nga 2010 deri në 2018.
“Është e gjitha veç respekt”, tha ajo duke konfirmuar se ajo dhe ish-ylli i Disney Channel kishin folur me njëra-tjetrën .
“Është e gjitha dashuri. Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh.”
Ish-bashkëprezantuesja e “Drop the Mic” vazhdoi të lavdëronte burrin e saj për “mbylljen e një kapitulli” me Gomez përpara se të fejoheshin në korrik 2018 dhe u martuan në heshtje dy muaj më vonë
“Fansat do të dëshronin që ai të përfundonte me dikë tjetër, dhe kjo është mirë,” tha ajo për këngëtarin e hitit “Baby”. “Ju mund të dëshironi gjithçka, por nuk është kështu.”
Hailey gjithashtu sqaroi se ajo kurrë nuk e “vodhi” Justin nga Selena Gomez.
Edhe pse Gomez nuk iu përgjigj drejtpërdrejt intervistës së podcast-it në atë kohë, ajo foli për rëndësinë e “fjalëve të mira” në një video të TikTok të nesërmen.