-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shamia bëhet debat politik në Turqi para zgjedhjeve

Kryesoret

Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me shami fetare është bërë sërish temë e debatit politik. Me zgjedhjet më pak se një vit larg, drejtuesit e partive kryesore politike po zotohen të garantojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur veshje fetare, një çështje që për dekada ishte në qendër të një beteje të ashpër politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Me zgjedhjet presidenciale qershorin e ardhshëm, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kreu i partisë kryesore opozitare CHP, Kemal Kilicdaroglu, po zotohen të sigurojnë ligjërisht të drejtën e grave për të mbajtur shami fetare.

Disa analistë thonë se heqja e kufizimeve për veshjet fetare nga Erdogani një dekadë më parë, është një nga arritjet e tij më të mëdha.

“Ndalimi i shamive në Turqi pengoi shumë gra të merrnin pjesë në sferën publike dhe të arsimoheshin. Kështu ishte në të kaluarën. Këto gra e kaluan këtë traumë. Ka ende disa që nuk mund t’u kthehen profesioneve të tyre”,thotë Emine Ucak.

Gjatë gjithë viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000, studentet që mbanin shami u ndaluan të ndiqnin universitetet, të bëheshin avokate, ose gjyqtare, apo edhe anëtare të parlamentit.

Partia pro-laike CHP ishte një avokate e fortë e ndalimit të shamive, duke mbajtur mitingje masive, por tani po kërkon miratimin e ligjit për të garantuar të drejtën për të mbajtur shaminë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit