-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Brenda “Procesit të Berlinit”! Olaf Scholz pret Ramën

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz priti sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit.

Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet të nënshkruajnë tri marrëveshje.

Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane.

Tre marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti, ndërsa Serbinë kryeministrja Ana Bërnabiç.

Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters-it se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar.

Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Pas samitit, kancelari gjerman do të mbajë konferencë për media.

Tre marrëveshje dhe pakti për Kosovën! Berlini mbledh Ballkanin: Procesi nxit integrimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit