-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit Hoxha, prokuroria: E ekzekutoi miku i tij

Kryesoret

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Ajo ka dërguar për hetim Ferdinand Rrushin.

Ai akuzohet për “vrasje me paramendim”. Hoxha dhe Rrushi ishin miq, ky i fundit ka rezultuar me precedent penal për trafik droge nga autoritet italiane.

“Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal,” ka njoftuar prokuroria.

Policia zbuloi ne Malin me Gropa trupin e pajete te tij. Ruzhdi hoxha u zbulua nga qentë gjurmues në një gremine te Qafë Mollës, pas malit e Dajtit i mbuluar me zhavorr e gurë.

Për të mbërritur në këtë zbulim, policia kishte gjurmuar lëvizjet e Ferdinand Rrushit, mikut të biznesmenit Hoxha.

Fillimisht efektivet e policisë arritën të gjejnë një ditë më parë në zonën e Dajtit xhupin e viktimës e më pas ndërmorën operacionin e kërkimit masiv ku u përfshinë edhe forcat e ndërhyrjes se shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit