-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi në Pejë, flet i moshuari në qendrën “Orenda”: E morëm vesh pas tre ditësh

Kryesoret

Dhuna ndaj të moshuarës Minire Nura në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë tronditi opinionin publik, por ndryshe është situata në këtë qendër.

89-vjeçari Myrteza Ahmeti ka thënë se pavarësisht asaj që ndodhi ai do të vazhdojë të qëndrojë në qendrën e të moshuarve, në të cilën jeton prej 3 muajsh.

Ahmeti ka thënë se ditën e ngjarjes nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar gjë por lajmin e ka marrë vesh 4 ditë pasi ishte dhunuar e moshuara.

“Pas katër ditësh kam dëgjuar. Derë më derë kam qenë dhe nuk kam dëgjuar, tek pas katër ditësh”, u shpreh Ahmeti.

Më tej ai tregon se do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, pasi është i kënaqur me shërbimet që ofrohen. Ndërsa, shtoi se infermierja që ka sulmuar të moshuarën ka bërë gabim të madh.

“Që tre muaj jam këtu…unë me u ndie keq e kisha lëshuar se e kam banesën në Fidanishte por për më mirë kam ardhur, për ma kujdesje… vallahi nuk ka kush vërejtje tash gabimet janë personale nuk janë të përgjithshme…sikur vajza ime kanë bërë aso kujdesi ndaj meje. Vërejtje nuk ka, e pse ka ndodhur një rast…. Infermierja, saniterja ka bërë gabim të madh me sulmu të hendikepuarën, plakun, fëmijën është vepër penale”, tha ai.

Në fund i moshuari u shpreh se deri tani nuk është marrë në pyetje as nga Policia e Kosovës as nga Prokuroria dhe ende nuk ka një kërkesë për të./Express

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit