Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia ka zbuluar dronë mbi kazermat e ushtrisë serbe dhe se nuk do të lejojë që dikush t’i spiunojë.
I pyetur nga gazetarët gjatë stërvitjes “Manovrat 2022”, se çfarë po mbron qiejt e Serbisë, duke marrë parasysh ngjarjet e ditëve të mëparshme, Vuçiç tha se njerëzit zakonisht jetojnë në kohën e 20 apo 30 viteve më parë por gjërat kanë ndryshuar dukshëm, shkruan Euronews Serbia.
“Serbia është shumë më e fortë, por të mos mendojmë se jemi aq të fortë sa të mund të konkurrojmë me fuqi më të madhe botërore.
Forca e Serbisë sot është e pakrahasueshme me të kaluarën, por nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për forcën, por mbi të gjitha politikën. A do të arrijmë ta ruajmë paqen, kjo është detyra jonë prioritare dhe po bëjmë çmos që ta realizojmë”, tha ai.
Presidenti theksoi se dje nuk ishte hera e parë që vëreheshin avionë mbi kazermën e ushtrisë serbe.