“Ai është i rrjedhur komplet. Ka zgjedhur një fjalor dhe mashtrime ordineri, pasi e shikon që është në greminë dhe mendon se duke sharë dhe duke shpifur mund të ulë kundërshtarin”.
Kështu deklaroi sot kryetari i PD-së Sali Berisha. Ish-kryeministri i kërkoi rivalit politik të mos provokojë protestën e 12 nëntorit në Tiranë.
LIVE-Berisha: Lista e arsyeve përse po largohen shqiptarët drejt Britanisë
“Mos e provoko popullin demokrat. Mos provoko. Fitorja është e sigurt. Se cili është skenari do të shpaloset gjatë protestës….
Ne u qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme” tha ai.
LIVE-S’i del e keqja me Yuri Kim, Berisha sulm Ramës: Do që të marrë PD-në