Ditën e sotme policia e shtetit shpalli në kërkim pronarin e kompanisë “Zico” biznesmenin Trifon Murataj. Ai është pronari i kompanisë që kishte porositur banane nga Ekuadori, por brenda kontejnerit u gjet 33.5 kg kokainë.
Kjo nuk është hera e parë që gjendet kokainë në kontejnerët e tij. Për këtë arsye ai u shpall në kërkim. Nuk dihet nëse ndodhet brenda vendit, pasi Murataj jeton mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Por si u zbulua kokaina?
Policia deklaron se operacioni nisi pas sinjalizimit nga inteligjenca informative që në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxori të pastër ngarkesën me banane.
“Nga hetimet dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit” deklaron policia.
Të arrestuarit:
Petrit Demishaj 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Alban Naziraj 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
Artur Sevdaraj 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj 53 vjeç, banues në Tiranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.
“Gjigandi’ i bananeve në kërkim! Kush është Trifon Murataj i BanaKing?