Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një deklaratë për mediat u shpreh do të jetë i fokusuar në Këshillat Bashkiak.
Synimi i tij mbetet të paktën 2 anëtarë të këshillave bashkiak për çdo bashki në Shqipëri.
Duka theksoi se në rast se PD opozita del me një kandidat të përbashkët do të investohen për ta mbështetur atë dhe në rast të kundërt theksoi se do të qëndrojnë indiferentë ose do të mbështesin kandidatët më të pëlqyeshëm.
“Nëse dalin me një kandidat do i mbështesin, nëse dalin me dy kandidatë do qëndrojmë indiferentë. Ose do të mbështesim atë kandidat që është më i pëlqyeshëm.
Kemi synime të marrim dy anëtarë të këshillave bashkiakë në Shqipëri. Konsumimi i maxhorancë do na ndihmojë për një rezultat të mirë por duhet edhe puna”, ka deklaruar Duka.