Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit Parlamentar të PD-së, deputet i qarkut të Fierit do të zhvillojë sot një mbledhje të kryesisë dhe të kolegjit të kryetarëve në kuadër zgjedhjeve të vendore.
Mbledhja do të mbahet në selinë e PD-së në Fier. Qëllimi i mbledhjes është nisja e punës për gjetjen e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit.
Pak ditë më parë negociatat dështuan për një bashkim me grupin e Sali Berishës.
Tashmë, Alibeaj po bën hapin e dytë, gjetjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, si në rastin e 6 Marsit, ku PD e përçarë doli me dy emra në zgjedhje duke dështuar përballë PS-së.