Arrestohet në Dubai vrasësi i shqiptarit Ardit Spahiu në Molenbeek në vitin 2020. Ai është kapur në Dubai.
Nuk dihet nëse është shqiptar apo jo. Mediat shkruajnë se Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij nga Dubai.
Konflikti për kokainën dyshohet se ishte shkaku i vrasjes. Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Erion Alibej akuzohet se është organizatori i dy vrasjeve më 20 dhe 29 korrik në Elbasan, Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt.
Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë.
Pak ditë më parë ua arrestua vëllai i Spahiut, që dyshohet se po përgatiste një atentat për hakmarrje për të vëllanë.
Hakmarrja e egër dhe lidhja me të fortin, killeri i “Dubait” do shuante familjen nga Elbasani