-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kë njeh kryetar Berishën apo Alibeajn? Celibashi: Zgjedhjet kushtojnë 5.3 mld Lekë

Kryesoret

Debati për vulën e PD-së vazhdon dhe sytë janë te Gjykata e Apelit që nuk është shprehur. Dy palët në PD janë duke vijuar përgatitjet për të shkuar në vete në zgjedhje. Por kë njeh KQZ si kryetar të PD-së?

Ilirjan Celibashi iu shmang pyetjes direkte, por në mënyrë indirekte pranoi se njeh PD-në që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, kur theksoi se përfaqësuesit e Partisë Demokratike në institucionin që drejton janë Indrit Sefa dhe Marash Logu. Dy emrat janë pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt.

“Për këtë nuk kam asnjë përgjigje. KQZ mund të thotë kush ka qenë kryetar në zgjedhjet e marsit dhe 2021, sesi do të jetë situata me regjistrimin do ta themi kur të paraqitet kërkesa. Në momentin që do të kem dokumentacionin do ta keni përgjigjen.

E di që është me shumë interes, por nuk kam çfarë them më shumë se kaq. Nuk mund të jap përgjigje, pasi është pjesë e një procesi shqyrtues. Si përfaqësues, PD ka Marash Logun dhe Indrit Sefën” tha ai.

Gjithashtu Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kostoja për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit pritet që të jetë 5.3 miliardë lekë. Nga këto, 3 miliardë tha se janë llogaritur për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjetra nëse ai projekt do të realizohet. Sipas Celibashit, në zgjedhje do të përfshihen 352 punonjës, pa përfshirë operatorët e identifikimit elektronik

“5.3 miliardë lekë prej të cilave 3 miliardë është kosto e llogaritur për projektin e votimit elektronik në 6 bashki të tjera. Në rast se ky projekt do të realizohet, do të ketë këtë kosto. Gjithë pjesa tjetër e diferencës përbën koston e gjithë aspekteve të tjera të procesit zgjedhor”, u shpreh Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit