Kina ka ngritur edhe një herë alarmin global pas rënies së pakontrolluar të një pjese të një rakete të programit të saj hapësinor.
Megjithatë, ajo pjesë e raketës më në fund u shpërbë mbi Paqësorin Jugor në mesditën e së premtes, konfirmoi Agjencia e Vëzhgimit dhe Monitorimit të Hapësirës së BE-së, duke i dhënë fund shqetësimit që kishte shkaktuar disa vende.
Më herët, Komanda Hapësinore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi se mbetjet nga raketa kineze Long March 5B e lëshuar nga stacioni hapësinor Tiangong hynë në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor.
Agjencia e Bashkimit Evropian për Mbikëqyrjen dhe Monitorimin e Hapësirës po monitoron drejtpërdrejt mbetjet, të cilat pritet të kthehen në Tokë të premten.