-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria u gjen “vendin” denoncimeve për korrupsion, bën gati database-ën e re

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të krijohet një database për denoncimet për rekorde korruptive. Kjo database do të jetë në këqyrje të Ministrisë së Drejtësisë.

Në vendimin marr tregohet se të dhënat që do të ruhen janë:

i. data e ankesës/denoncimit;
ii. data dhe numri i regjistrimit të ankesës/denoncimit në strukturën përgjegjëse;
iii. objekti i ankesës/denoncimit;
iv. subjekti dhe institucioni ndaj të cilit drejtohet ankesa/denoncimi;
v. lista e dokumenteve shoqëruese të ankesës/denoncimit;
vi. afati për trajtimin e ankesës/denoncimit;
vii. dokumente lidhur me hapat e ndërmarrë nga struktura antikorrupsion;
viii. të dhënat e koordinatorit antikorrupsion i cili ndjek çështjen.

Si dhe:

i. të dhënat e identifikimit të kërkuesit, si emri, atësia, mbiemri;
ii. të dhënat referenciare nga ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave, sipas pikës 1, të kreut III, të këtij vendimi.

Kjo database do të përdoret nga SPAK dhe prokuroria, si dhe do të mund të shkëmbejë informacion dhe me gjendjen civile.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit