-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpopullimi/ Kisha Katolike vë në pikëpyetje demokracinë: Kujt do ja lëmë këtë tokë?

Kryesoret

Kisha Katolike e Shqipërisë gjatë Konferencës Ipeshkvnore ka shprehur shqetësimin e saj për shpopullimin e vendit.

Ata kanë parë me shqetësimin situatën ku ndodhet Shqipëria dhe kanë treguar se duhet gjetur patjetër një zgjidhje për ti vënë fre këtij fenomeni.

“Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste tragjike. Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit,” është shprehur Kisha.

Nga ana tjetër ata kanë shtuar se kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë.

“Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim: Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë? Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi? E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë? Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë,” ka shtuar ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit