Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Tropojë ndodhi një incident i vogël. Teksa ishte duke folur për Sali Berishën në vendlindjen e tij, një qytetar nga salla reagoi duke e kundërshtuar.
Herën e parë, Edi Rama e fali duke e kaluar me një batutë. ”Lali ne jemi për të bërë një bashkëbisedim, ti je nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. E mirëkuptojmë këtë gjë, mund të qëndrosh bashkë me ne” tha ai.
Por qytetari reagoi sërish duke folur nga salla. Kaq mjaftoi dhe kryeministri i dha urdhër gardës. “Këtu u ekzagjerua tani, merreni përcilleni tani. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja” tha ai.
Gardistët e morën duke e tërhequr dhe e nxorën jashtë me shpejtësi.