Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se rreth 4.5 milionë njerëz kanë jetuar pa energji elektrike pasi Rusia shënjestroi disa objekte energjetike dje.
Gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar kombit të tij të enjten, Zelenskyy akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin se synonte rrjetet tashmë të brishta të energjisë në një përpjekje për të përhapur frikë tek qytetarët.
“Ka dëmtime në objektet energjetike në zona të ndryshme në të gjithë vendin – ky është vëllimi i prodhimit dhe transportit të energjisë elektrike për miliona njerëz”.
“Vetëm që nga mbrëmja e sotme, rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi në oraret e emergjencës dhe stabilizimit”.
Udhëheqësi ukrainas tha se të paktën 10 rajone duke përfshirë Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Sumy, Kirovohrad, Kharkiv, Chernihiv, Khmelnytskyi, Cherkasy dhe kryeqyteti kombëtar janë prekur nga sulmet e fundit.
Ai paralajmëroi se ndërprerje të energjisë elektrike mund të ketë edhe në rajone të tjera.