-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 € për 1800 lekë/ Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve që ‘mbytën’ tregun me pará false (EMRAT)

Kryesoret

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për 7 personat e arrestuar në Prill të vitit 2021 për falsifikim parash. Në dosjen e Prokurorisë kërkohet nga 6 vite burg për të pandehurit, Klinton Boriçi, Jurgen Hoxhën, David Kullaun, Fiqiri Koçin, Nikolla Leshanakun. Secili prej tyre kërkohet që të vuaj një dënim prej 6 vitesh por nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë ata do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, uljen e 1/3 të dënimit.

Ndërkohë për të pandehurin Andi Lamani është kërkuar 9 vite burg në total. 6 vite janë kërkuar për “falsifikimin e parave” ndërsa 3 vite të tjera për dhënien ndihmë të paligjshëm për kalimin e kufijve. Edhe Adi Lamani do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për sa i përket të pandehurit Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan, çështja është veçuar.

Në dosje theksohet se Krimi Ekonomik në Elbasan ka marrë informacion se Andi Lamani dhe Klinton Boriçi qarkullonin para të falsifikuar. Policia ka mundur t’i sekuestrojë ndërsa u mësua se këto para në Elbasan janë sjellë nga Andi Lamani, banues në Fier. Këto para të falsifikuara sipas burimeve nga Prokuroria shiteshin me 1800 lekë të reja copa. Dyshohej se paratë ai i merrte nga Nikolla dhe Aleksandër Lleshanaku të cilët ishin edhe prodhuesit e këtyre parave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit